• e enjte, 26 dhjetor 2024

Flamujt në selinë e NATO-s janë ulur në gjysmështizë për shkak të tërmetit në Turqi

Flamujt në selinë e  NATO-s janë ulur në gjysmështizë për shkak të tërmetit në Turqi

 Bruksel, 7 shkurt 2023 (MIA) - Flamujt në selinë e NATO-s janë ulur në gjysmështizë në shenjë të solidaritetit me Turqinë për shkak të tërmetit katastrofal në vend.

 Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO-s në Bruksel deri nesër në mbrëmje do të qëndrojnë në gjysmështizë, në shenjë të solidaritetit me Turqinë dhe popullin turk. 

 Misioni i përhershëm turk në NATO bëri të ditur se u shpreh falënderim aleatëve për ndihmën që të hënën filluan ta dërgojnë në Turqi. 

 Më shumë se 1.400 pjesëtarë të personelit për reagim gjatë rasteve urgjente nga më shumë se njëzet aleatë dhe partnerë të NATO-s - përfshirë edhe edhe të ftuarit Finlandën dhe Suedinë - po vendosen në Turqi, duke ndihmuar për t'u përgjigjur tërmeteve shkatërruese që e goditën vendin më 6 shkurt. Më shumë se 53.000 shpëtimtarë turk të ciët të parët arritën për momentin janë në terren, bëri të ditur Aleanca. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR