• e premte, 08 nëntor 2024

Fitore e konservatorëve në zgjedhjet në Portugali

Fitore e konservatorëve në zgjedhjet në Portugali

Lisbonë, 11 mars 2024 (MIA) - Partia qendrore djathtiste portugeze Lidhja demokratike (AD) fitoi në zgjedhjet parlamentare, deklaroi lideri i saj, Luis Montenegro, edhe pse nuk është e qartë nëse do të mund të formojë shumicë pa mbështetjen e partisë ekstreme djathtiste Çega, me të cilën refuzoi të negociojnë.

AD dhe aleatët e saj konservatorë nga ishulli Madeira dje fituan 29,49 për qind të votave në zgjehdjet e parakohshme parlamentare apo së paku 79 nga gjithsej 230 vende në parlament.

Partia socialiste (PS), e cila para dy viteve fitoi shumicën absolute me 41,4 për qind të votave, tani është në vend të dytë me 28,66 për qind të votave apo 77 vende deputetësh.

Numri i përfaqësuesve të së djathtës ekstreme Çega tani është rritur për katër herë dhe do të ketë së paku 48 vende në parlament.

Presidenti Marselo Rebelo de Sousa fillmisht duhet zyrtarisht ta ftojë liderin e AD-së të formpjë qeveri.

Montenegro shfaqi shpresë se PS dhe Çega "nuk do të krijojnë aleancë negative për ta parandaluar qeverinë që e dëshirojnë protugezët". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR