• e enjte, 26 dhjetor 2024

Finlanda zgjedh president të ri

Finlanda zgjedh president të ri

Helsinki, 28 janar 2024 (MIA) - Në Finlandë po mbahen zgjedhjet presidenciale në të cilat qytetarët do të zgjedhin mes nëntë kandidatëve. Zgjedhjet janë gjithashtu votimi i parë në vendin nordik që kur u bashkua me NATO-n vitin e kaluar.

Rëndësia e postit presidencial është rritur pas rritjes së tensioneve me Rusinë fqinje, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Edhe pse fuqitë e presidentit janë të kufizuara, kreu i shtetit, i cili është komandant suprem i forcave të armatosura të Finlandës ndihmon në drejtimin e politikës së jashtme në bashkëpunim me Qeverinë, që nënkupton se ndryshimi i peizazhit gjeopolitik në Evropë do të jetë shqetësimi kryesor gjatë dimrit.

Në garë janë nëntë kandidatë, por dy konsiderohen si kryesorë: ish-kryeministri konservator, Aleksander Stub dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Peka Havisto nga Partia e Gjelbër, i cili garon si i pavarur.

Sipas sondazheve, i treti është kandidati i ekstremit të djathtë, Jusi Halla-aho, që ekspertët besojnë se mund të dalë edhe i dyti në garë.

Qendra e votimit janë hapur në orën 09:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR