• e enjte, 26 dhjetor 2024

Finlanda kërkon që BE-ja të gjejë masa për pengimin e hyrjes së emigrantëve nga Rusia

Finlanda kërkon që BE-ja të gjejë masa për pengimin e hyrjes së emigrantëve nga Rusia

Oslo, 21 maj 2024 (MIA) - Finlanda kërkon nga Bashkimi Evropian që të gjejë masa të përbashkëta për parandalimin e të ashtuquajturit migrim të instrumentalizuar, që nënkupton fluks të emigrantëve që vijnë nga Rusia pa dokumente të vlefshme udhëtimi, deklaroi kryeministri finlandez, Peteri Orpo.

Finlanda mbylli kufirin me Rusinë vitin e kaluar për të penguar rritjen e numrit të arritjeve nga vende, duke përfshirë Sirinë dhe Somalinë dhe ka akuzuar Moskën për përdorimin e migracionit si armë kundër Finlandës dhe BE-së, gjë të cilën Kremlini e mohon.

Disa emigrantë megjithatë arritën, ndërsa qeveria finlandeze paraqiti propozim deri te Parlamenti që do të autorizonte kontrollet kufitare për të kthyer prapa azilkërkuesit që përpiqen të hyjnë nga Rusia.

“Doemos të vendosim sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë e vendeve të BE-së në rend të parë. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë për të kontrolluar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian”, ka thënë Orpo në konferencën për shtyp.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR