• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Finlanda dhe Suedia u zotuan të hynë njëkohësisht në NATO

Finlanda dhe Suedia u zotuan të hynë njëkohësisht në NATO
Helsinki, 28 tetor 2022 (MIA) – Finlanda dhe Suedia janë zotuar për hyrje të njëkohësishme në NATO, transmetojnë agjencitë duke iu referuar deklaratave të kryeministrave të dy vendeve pas takimit të sotëm në Helsinki. Dy vendet skandinave kandidaturat për hyrje në NATO-n i kanë parashtruar në maj si përgjigje e pushtimit rus të Ukrainës, por janë përballur me kundërshtimin e Turqisë, e cila i akuzon të dy vendet se strehojnë aktivistë nga Partia e jashtëligjshme e Punëtore e Kurdistanit (PKK) dhe grupe të tjera. Aplikimet e tyre për anëtarësim u iniciuan nga të gjitha anëtarët e NATO-s, përveç Turqisë dhe Hungarisë. "Është shumë e rëndësishme për ne, natyrisht, që Finlanda dhe Suedia t'i bashkohen dorë për dorë NATO-s", u tha gazetarëve kryeministrja finlandeze Sana Marin, duke shtuar se paradokohe në Pragë me presidentin Rexhep Taip Erdogan i ka diskutuar vërejtjet e Turqisë. "Ai deklaroi ... se nuk ka aq shumë pyetje kur bëhet fjalë për Finlandën, (por) ka disa pyetje kur bëhet fjalë për Suedinë" theksoi ajo. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR