• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filluan manovrat më të mëdha të NATO-s që nga fillimi i Luftës së ftohtë

Filluan manovrat më të mëdha të NATO-s që nga fillimi i Luftës së ftohtë

Uashington, 24 janar 2024 (MIA) – Anija amerikane Ganston Holl sot është nisur nga porti Norfolk duke shënuar fillimin e stërvitjeve më të mëdha ushtarake të NATO-s që nga Lufta e ftohtë, kumtuan përfaqësues të Aleancës Veriatlantike.

Rreth 90.000 trupa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe vende të tjera aleate të NATO-s do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të quajtur “Mbrojtësi i palëkundur 2024” e cila do të zgjasë deri në maj të këtij viti.

Në manovrat e NATO-s do të marrin pjesë rreth 50 anije, më shumë se 80 aeroplanë luftarakë, helikopterë dhe dronë dhe të paktën 1.100 automjete luftarake, duke përfshirë 133 tanke dhe 533 automjete luftarake këmbësorike.

Sipas NATO-s, do të trajnohet zbatimi i planit rajonal të Aleancës Veriatlantike në të cilin punohet prej dekadash, me detaje të dizajnuara për t'iu përgjigjur sulmeve të mundshme ruse.

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR