• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fillon Ueb-samiti në Lisbonë

Fillon Ueb-samiti në Lisbonë

Lisbonë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Ngjarja më e madhe e teknologjisë në botë Ueb -samiti në Lisbonë do të fillojë sot dhe do të mbledhë më shumë se 70.000 pjesëmarrës deri më 14 nëntor.

Ueb-samiti në Lisbonë do të tubojë jo vetëm ekspertë të teknologjisë, por edhe përfaqësues të shtetit, themelues dhe drejtorë ekzekutiv të kompanive më me ndikim të teknologjisë në botë dhe startapeve me rritje të shpejtë.

Samiti i këtij viti, prej 11 deri më 14 nëntor, sjell një program të pasur me fokus të veçantë në tema siç është inteligjenca artificiale, teknologjitë financiare (fintech), qëndrueshmëria dhe gazetaria.

Këtë vit në Lisbonë priten rreth 71.000 pjesëmarrës prej160 vendeve dhe më shumë se 3.000 startape, 340 partnerë dhe më shumë se 1.000 investitorë.

Ngjarjen do ta ndjekin më shumë se 1.800 përfaqësues të mediave. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR