• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fillon “marrja në pyetje” e kandidatëve për eurokomisarë në Parlamentin Evropian

Fillon “marrja në pyetje” e kandidatëve për eurokomisarë në Parlamentin Evropian

Bruksel, 4 nëntor 2024 (MIA) – Në Parlamentin Evropian sot fillon procedura e intervistimit të kandidatëve për eurokomisarë para anëtarëve të komisioneve përkatëse parlamentare.

Gjatë intervistimit të kandidatëve për eurokomisarë, ata duhet t'i binden eurodeputetët se kanë kualifikime dhe njohuri të mjaftueshme për të menaxhuar me resorët në fjalë për të cilat janë nominuar, si dhe për të kryer detyrat e tyre si anëtarë të Kolegjit të komisarëve të Komisionit Evropian.

Në katër ditët e para të intervistimit nga sot deri të enjten, do të intervistohen 20 eurokomisarët e nominuar, ndërsa të hënën e ardhshme (12 nëntor) është paraparë intervistimi i pesë kandidatëve për nënkryetarë të Komisionit Evropian dhe për përfaqësuese të lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.

Procedura fillon sot pasdite (14:30) me intervistimin e anëtarit më “jetëgjatë” në Komisionin Evropian dhe zëvendëskryetar aktual për Planin e gjelbër dhe marrëdhënie ndërinstitucionale, diplomatin sllovak Marosh Shefçoviq i cili tani është kandidat për eurokomisar për tregti, siguri ekonomike, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe transparencë. Për të do të merret pëlqim nga anëtarët e komiteteve të Tregtisë ndërkombëtare (INTA) dhe Çështjeve kushtetuese (AFCO). Në seancë janë ftuar edhe anëtarët e Komisioneve për punë të jashtme (AFET), Tregun e brendshëm dhe mbrojtjen e konsumatorëve (IMCO), për parashtresa (PETI), zhvillim (DEVE) dhe Çështje juridike (JURI), por ata nuk do të kenë të drejtë të vendosin për miratimin e Shefçoviçit.

Номинирањето на Гркот Апостолос Ѕиѕикостас за нов еврокомесар за транспорт, одново го актуелизираше прашањето за улогата на грчките власти во попречување на истрагата за минатогодишната желез

Të njëjtën ditë në të njëjtin orë (pra 4 nëntor ora 14:30), anëtarët e Komitetit për kulturë dhe arsim (CULT) do të intervistohet Glen Mikalef nga Malta i cili është kandidat për eurokomisar për barazi, kulturë, rini dhe sport. 

Pastaj në orën (18:30) do të intervitsohen edhe kandidatët për eurkomisarë për bujqësi dhe ushqim, Kristof Hansen nga Luksemburgu dhe për transport dhe turizëm, greku Apostolis Xixikostas. 

Nesër (5 nëntor) në orën 9:00 duhet të fillojë intervistimi për eurokomisaren për hulumtim dhe inovacione, bullgaren Ekaterina Zaharieva para anëtarëve të Komitetit për industri, kërkim dhe energji (ITRE) në prani të kolegëve të saj nga KULT.

Në të njëjtën kohë është caktuar edhe intervistimi i irlandezit, Majkëll Mekgrat i cili është kandidat për komisar për demokraci, drejtësi dhe sundim të së drejtës, para Komiteteve LIBE, IMCO dhe JURI ku do të marrin pjesë edhe anëtarë të AFCO dhe KULT dhe komiteteve për buxhet (BUDG), për kontroll buxhetor (CONT) dhe për të drejtat e grave dhe barazi gjinore (FEMM).

Потпретседателката на Европската Комисија задолжена за демократија и демографија, Дубравка Шуица, денеска објави дека големата Конференција за иднината на Европа ќе започне на 9 мај годинава

Më 6 nëntor, në orën 9.00, do të fillojnë intervistat me portugezen Maria Luis Albukerke, kandidate për eurokomisare për shërbimet financiare, kursime dhe investime para anëtarëve të ECON të ndihmuar nga kolegët e IMCO dhe LIBE, si dhe të Haxha Labib nga Belgjika e cila është e nominuar për të menaxhuar departamentin për përgatitje dhe menaxhim të krizave para DEVE, FEMM, LIBE dhe ENVI, ku do të marrin pjesë përfaqësues të EMPL dhe Nënkomitetit për shëndet publik (SANT).

Më 7 nëntor nga ora 14:30 janë caktuar seancat për polakun Pjotr Serafin, kandidat për eurokomisar për buxhetin, luftë kundër mashtrimeve dhe administratën publike, para BUDG dhe CONT ku do të marrin pjesë eurodeputetë nga LIBE dhe JURI, si dhe letonezi Valdis Dombrovskis, kandidat për eurokomisar për ekonomi, produktivitet, implementim dhe thjeshtësim, para EKON dhe JURI së bashku me anëtarët e BUDG, AFCO, EMPL, IMCO dhe FISC.

Во 2022 година Кос беше номинирана за претседателка на Словенија како кандидат на либералното Движење Слобода (ГС) на словенечкиот премиер Роберт Голоб, но се повлече од трката уште пред избо

Termini i fundit- 12 nëntor në orën 18:30 është rezervuar për spanjollen Tereza Ribera Rodrigez dhe finlandezen Hena Virkunen. Rodrigez e cila është propozuar për kryetare ekzekutive të KE-së për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues dhe eurokomisare për konkurrencë do të intervistohet nga anëtarë të ENVI, EKON dhe ITRE bashkë me eurodeputetë nga IMCO, EMPL, TRAN, REGI dhe AGRI.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR