• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillojnë largimet masive në Tuiter

Fillojnë largimet masive në Tuiter
Nju Jork, 4 nëntor 2022 (MIA) – Ilon Mask ka filluar të bëjë largime masive në Tuiter me dërgimin e emaileve drejtuar punonjësve. “Në përpjekje për të hartuar një rrugë të shëndetshme për Tuiter të premten do të kalojmë përmes një procesi të vështirë të uljes së fuqisë sonë punëtore globale”, thuhet në porosinë elektronike. Në emailin drejtuar punonjësve, Tuiter njofton se zyrat e saja do të mbyllen përkohësisht dhe të gjitha qasjet do të suspendohen që të garantohet siguri e secilit punonjës si dhe sistemin Tuiter dhe të dhënat e përdoruesit. Në mesazhin thuhet se sot është dita e tyre e fundit e punës në kompani, por se do të mbeten të punësuar dhe do të marrin kompensim deri më 2 shkurt 2023. Deri atë ditë do të jenë të pezulluar dhe me qasje të suspenduar në të gjitha sistemet e Tuiterit. Edhe pse prej tyre nuk pritet të punojnë gjatë kësaj periudhe, ata duhet t’i respektojnë të gjitha rregullat e kompanisë. Ish punonjësit do të pranojnë detajet e ofertës së largimit brenda një jave, thuhet në emailin dhe shtohet se çdo i punësuar do të marrë një porosi nëse pushohet ose mbetet në punë. Shumë ish punonjës postuan në Tuiter se janë pushuar nga puna dhe shumë prej tyre madje kanë paralajmëruar padi.

QËNDRONI TË LIDHUR