• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filloi Seanca e rregullt e Këshillit të Sigurisë të KB-së kushtuar Kosovës

Filloi Seanca e rregullt e Këshillit të Sigurisë të KB-së kushtuar Kosovës

Nju-Jork, 22 prill 2024 (MIA) - Në Nju-Jork filloi seanca e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të debatohet për raportin e ri, gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh për punën e Misionit të KB-së në Kosovë (UNMIK).

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, kurse Serbia nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Poashtu, në këtë takim do të prezantohet raporti i rregullt gjashtëmujor i Sekretarit të përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh për punën e UNMIK-ut.

Sipas një njoftimi të presidencës së Kosovës, Osmani ditën e shtunë ka udhëtuar për në Amerikë.

Gjatë ditës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se në SHBA gjendet bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kjo për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, Osmani krah grave heroina, tha se në këtë mbledhje do të sigurohen që të dëgjohet zëri i qytetarëve të Kosovës, të dëshmojnë se si Kosova vërtetë është storje suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificave të jashtëzakonshme. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR