• e diel, 30 qershor 2024

Filloi protesta e Sindikatës së pavarur për shëndetësi

Filloi protesta e Sindikatës së pavarur për shëndetësi

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Sindikata e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale sot para Shtëpisë së punëtorëve filloi protestën e paralajmëruar për punësim jo selektiv, harmonizim të pagave konform Ligjit për pagën minimale dhe rritjen e koeficienteve si shtesa në pagë.

"Me protestën dëshirojmë të shprehim pakënaqësinë tonë për aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes kolektive dhe të theksojmë pashmangshmërinë, apo domosdoshmërinë e nënshkrimit të saj menjëherë pas formimit të qeverisë së re", tha Lubisha Karanfillovski.

Protesta me moton “Shëndetësia në protestë për pagë” nga Shtëpia e punëtorëve do të vazhdojë deri te Ministria e Shëndetësisë ku janë paraparë deklarata të kryetarit të Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Lubisha Karanfillovski dhe kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov.

Protesta është mbështetur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Njëkohësisht, sot punonjësit e shëndetësisë do të dalin në protestë edhe para qendrave shëndetësore në mbarë vendin.

foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR