• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filloi ndërtimi i largpërçuesit 400 kV ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Filloi ndërtimi i largpërçuesit 400 kV ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Tiranë, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Sot u shënua fillimi zyrtar i ndërtimit të largpërçuesit 400 kV ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

 "Ky është një projekt shumë domethënës dhe do të jetë lidhja e parë energjetike mes dy vendeve, e cila do të mundësojë shkëmbim të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike. Ndërtimi do të rrisë kapacitetin transmetues në vendin tonë me 1500 megavat orë. Falënderime të mëdha për të gjithë ata që bënë përpjekje për ta realizuar këtë projekt", tha ndër të tjera Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.

Shkurt ka folur për investimet në një varg projektesh të tjera si "Korridori 8", krijimi i parkut të ri fotovoltaik në qytetin Belsh dhe largpërçues i ri mes Shqipërisë dhe Italisë.

Njoftim për ngjarjen ka edhe ambasada gjermane në Tiranë.

"Ky projekt i rëndësishëm jo vetëm që forcon integrimin rajonal energjetik, por mundëson shkëmbimin e drejtpërdrejtë të energjisë elektrike, promovon sigurinë energjetike dhe forcon lidhjet e tensionit të lartë lindje-perëndim duke mbyllur unazën 400 kV me Greqinë", thuhet në njoftimin.

Vlerësohet se largpërçuesi dukshëm kontribuon për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare, e përmirëson integrimin rajonal energjetik dhe siguron furnizim të sigurt me energji elektrike. 

"Financimi prej 50 milionë euros nga qeveria gjermane nëpërmjet Bankës për Zhvillim (KfW) dhe një grant prej 15,7 milionë eurosh nga BE-ja forcojnë partneritetin dhe nxjerrin në pah angazhimin tonë të përbashkët. Le të festojmë së bashku këtë moment historik që jo vetëm forcon lidhjet, por gjithashtu hap rrugën për një të ardhme më të gjelbër dhe më të lidhur", thuhet në njoftim. fc/

Fotografia: Fejsbuku i Ballukut

QËNDRONI TË LIDHUR