• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi gjykimi i Trampit për përdhunim

Filloi gjykimi i Trampit për përdhunim

Nju Jork, 25 prill 2023 (MIA) - Në Nju Jork sot fillon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit amerikan Donald Tramp për përdhunim, pasi E.Xhin Keroll (kolumniste e “Elle”) e akuzoi atë në një padi civile për përdhunim në garderobën e një dyqani në mesin e viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Tramp i quajti pretendimet e saj "të rreme" dhe një "mashtrim total" në një postim të tetorit 2022 në platformën e tij "Truth".

Ai shtoi se takimin me të e ka bërë për të promovuar kujtimet e saj në të cilat thotë se ai nuk është tipi i saj. Gjyqi pritet të zgjasë një deri në dy javë.

Avokatët e tij thanë se ai nuk do të dëshmojë, ndërsa avokatët e Keroll nuk planifikojnë ta thërrasin për të dëshmuar.

Keroll kërkon dëm të pacaktuar, duke përfshirë kompensimin për dhimbje dhe vuajtje të mëdha, efekte psikologjike afatgjata dhe cenim të privatësisë së saj, thanë avokatët e saj.

Gjykatësi i çështjes urdhëroi avokatët që në fillim të padisë civile të parandalonin klientët dhe dëshmitarët e tyre që të bënin deklarata publike që mund të çonin në dhunë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR