• e shtunë, 23 nëntor 2024

Filkov dhe Haxhiu në takim në Prishtinë diskutuan për "Monstrën" dhe "Lagjen e trimave"

Filkov dhe Haxhiu në takim në Prishtinë diskutuan për

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov në Prishtinë ka zhvilluar takim pune me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku janë shkëmbyer përvojat dhe praktikat e mira në proceset reformuese.

"Në takim është diskutuar edhe për dy çështje të hapura me interes për të dyja vendet. Është diskutuar për rastin “Monstra”, për të cilin pala kosovare ka deklaruar se kërkesat për ekstradim janë proceduar nga Prokuroria Publike dhe se menjëherë pas marrjes së vendimit ose pas marrjes së informacioneve konkrete për të, do ta informojnë Ministrinë e Drejtësisë. të Republikës së Maqedonisë së Veriut", kumtoi  Ministria e Drejtësisë.

Lidhur me kërkesat e tyre për rastin "Lagjja e trimave", ministri Filkov theksoi se të gjitha rastet janë marrë në shqyrtim dhe se ato trajtohen në përputhje me legjislacionin vendas dhe të gjitha standardet ndërkombëtare.

Të dy ministrat shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin mes dy institucioneve në drejtim të realizimit të angazhimeve të përbashkëta. ls/

Foto: Ministria e Drejtësisë 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR