• e enjte, 17 tetor 2024

Filip Lazarini paralajmëroi për rrezik nga uria në Gazë

Filip Lazarini paralajmëroi për rrezik nga uria në Gazë

 Berlin, 16 tetor 2024 (MIA) -  Shefi i agjencisë së KB-së për refugjatë palestinezë (UNRVA), Filip Lazarini, sot paralajmëroi për rrezik nga uria në Gazë, një ditë pasi SHBA-ja bëri të ditur se e kanë paralajmëruar Izraelin se duhet ta përmirësojë dërgesën e ndihmave në zonë.

 Në një konferencë për shtyp në Berlin, Lazarini theksoi se "sot ekziston një rrezik real për të hyrë në një situatë ku sërish është e mundur uria apo kequshqyerja akute”, shkruan "Gardiani".

 Ai përshkroi situatën e rëndë humanitare në Gazë, duke thënë se ajo ishte bërë një lloj shkretëtire dhe se ishte pothuajse "e pabanueshme".

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR