• e shtunë, 23 nëntor 2024

Filipçe e dorëzoi kandidaturën për kryetar të LSDM-së, njoftoi se nëse zgjidhet do të punojë me përkushtim dhe në ndryshime pozitive në parti

Filipçe e dorëzoi kandidaturën për kryetar të LSDM-së,  njoftoi se nëse zgjidhet do të punojë me përkushtim dhe në ndryshime pozitive në parti

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Ish ministri i Shëndetësisë dhe deputet aktual Venko Filipçe dorëzoi sot kandidaturën për kryetar të LSDM-së.

"Mendoj se është një ditë e bukur për demokracinë duke marrë parasysh se jemi partia e vetme në të cilën anëtarët drejtpërdrejtë e zgjedhin kryetarin. Çdo anëtar ka të drejtë të votojë, nuk është një sistem delegatësh. Kjo ditë shënon fillimin simbolik të reformës dhe të ndryshimit në parti", deklaroi Filipçe pas dorëzimit të kandidaturës.

Ai tha se me kandidaturën do të dorëzojë edhe program në të cilin janë shënuar postulatet bazë në të cilat do të punojë nëse zgjidhet kryetar, ndërsa siç thotë ai, do të jetë i përkushtuar, profesional, me të gjithë energjinë dhe njohuritë e tij.

Ai theksoi se mendon që duhet të ketë lojë korrekte dhe propozoi një takim të përbashkët me të gjithë kandidatët tjerë të cilët do të paraqiten deri nesër kur skadon afati për t'i dakorduar rregullat e lojës, që në fund të kësaj gare për kryetar kushdo që të fitojë të dalin së bashku më të fortë, më të bashkuar dhe më të mirë.

"Mesazh për votuesit, anëtarë të LSDM-së. Nëse zgjidhem kryetar do të punoj vërtet me përkushtim, siç di unë. Dua të dërgoj një mesazh se do t'i shohin shumë herët rezultatet, ndryshime të tilla pozitive siç kërkojnë vetë anëtarët dhe asnjë anëtar i partisë nuk do të mbetet kurrë mënjanë, i padëgjuar. Do të jem në dispozicion çdo moment të ditës", thotë ai.

Filipçe theksoi se ndryshime plotësuese të cilat i propozon në programin për demokratizim të zgjedhjeve dhe në organizatat komunale, gjithashtu siç është në nivel qendror, do të kontribuojnë për këtë proces.

Në pyetjen nëse pret mbështetje, thotë se një pjesë e madhe e anëtarëve i dhanë mbështetje pasi e ka bërë kandidaturën.

Në pyetjen nëse ka mbështetje nga ish udhëheqësia, thotë se ka dëgjuar shumë komente lidhur me mbështetjen e Zoran Zaevit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR