• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filipçe: Dy Ilindenët flasin për këmbënguljen e idesë së lirisë, të bashkëjetesës dhe tejkalimit të ndarjeve

Filipçe: Dy Ilindenët flasin për këmbënguljen e idesë së lirisë,  të bashkëjetesës dhe tejkalimit të ndarjeve

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot në nder të 2 Gushtit - Ilindeni, vendosi lule para monumentit të presidentit të Republikës së Krushevës", Nikolla Karev, para monumentit të KAÇKM-së dhe para monumentit të kryetarit të presidiumit të KAÇKM-së "Metodija Andonov Çento" në sheshin "Maqedonia" në Shkup. Ai në një deklaratë për media uroi dy Ilindenët, duke theksuar se përmbushja e amanetit të shtetformuesve nga Ilindeni dhe KAÇKM është lufta jonë e sotme për Maqedoninë.

"Këto dy Ilindenë në vetvete flasin për këmbënguljen e idesë për liri, bashkëjetesë, tejkalimin e ndarjeve, nacionalizmin, propagandën dhe bashkimin rreth idesë për barazi për të gjithë, pavarësisht diversitetit dhe besimeve. Fryma liridashëse e ilindenasve dhe asnomëve i bashkoi të gjithë që duan liri, drejtësi dhe barazi sociale, pavarësisht nëse lufta e tyre është zhvilluar në kohën e monarkive ose në kohën e pushtimit fashist", deklaroi Filipçe.

Ai theksoi se Maqedonia sot është anëtare e NATO-s, një vend i afirmuar ndërkombëtarisht. 

"Atdheu ynë është një vend i njerëzve të vlefshëm, viteve të fundit luftuam për njohjen dhe afirmimin ndërkombëtar të vendit tonë, u inkuadruam në NATO, treguam se në këtë vend jetojnë qytetarë me këmbëngulje të madhe, të gatshëm për t'i arritur qëllimet e tyre, për një shtet demokratik, të lirë dhe të drejtë evropian", tha kryetari i LSDM-së.

Ai shtoi se politika nuk duhet të jetë pengesë për bashkimin rreth idealeve të Ilindenit dhe KAÇKM-së. sa/

Foto. LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR