Fiko u kërcënua se do të ndalojë furnizimin me energji elektrike për Ukrainën nëse Kievi nuk zhbllokon furnizimet me naftë në Sllovaki
- Kryeministri sllovak Robert Fiko sot deklaroi se nëse Kievi nuk rifillon furnizimet me naftë në vendin e tij deri të hënën, ai do t'u kërkojë kompanive përkatëse sllovake të ndërpresin furnizimet e jashtëzakonshme të energjisë elektrike në Ukrainë.
Bratislavë, 21 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri sllovak Robert Fiko sot deklaroi se nëse Kievi nuk rifillon furnizimet me naftë në vendin e tij deri të hënën, ai do t'u kërkojë kompanive përkatëse sllovake të ndërpresin furnizimet e jashtëzakonshme të energjisë elektrike në Ukrainë.
"Sllovakia është një vend krenar dhe sovran, dhe unë jam një sllovak krenar dhe sovran. Nëse furnizimet me naftë në Sllovaki nuk rinovohen të hënën, do t'i kërkoj SEPS-it (sistemi sllovak për transmetin të energjisë elektrike - kompania që menaxhon me rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në Sllovaki) të ndalojë furnizimet me energji elektrike në Ukrainë", shkroi Fiko në Fejsbuk.
Sipas tij, për të stabilizuar sistemin energjetik të Ukrainës në janar të këtij viti, ishte e nevojshme të furnizohej dyfishi i energjisë elektrike sesa për të gjithë vitin 2025.
"Perëndimi mund të mos kundërshtojë sabotimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore, por Sllovakia nuk mund t'i perceptojë marrëdhëniet sllovako-ukrainase si biletë për një drejtim, të dobishme vetëm për Ukrainën", thotë Fiko.
Ai theksoi se ndërprerja e furnizimit me gaz vetëm për Sllovakinë shkaktoi dëme prej 500 milionë euro, e ndërprerja e tranzitit të naftës shkaktoi dëme edhe më të mëdha dhe vështirësi logjistike.
"Duke pasur parasysh qëndrimin e papranueshëm të (Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski) ndaj Sllovakisë si një vend armiqësor, e konsideroj vendimin për të mos u bashkuar me kredinë ushtarake për Ukrainën në shumën prej 90 miliardë euro si absolutisht të saktë", shtoi Fiko. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s