• e premte, 08 nëntor 2024

Fijala: Evropa të jetë e gatshme për dy epilogjet e mundshme nga zgjedhjet presidenciale në SHBA

Fijala: Evropa të jetë e gatshme për dy epilogjet e mundshme nga zgjedhjet presidenciale në SHBA

Pragë, 23 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri çek, Petr Fijala sot i bëri thirrje Bashkimit Evropian të jetë e gatshme për dy epilogjet e mundshme nga zgjedhjet presdienciale në SHBA dhe më shumë të kujdeset për sigurinë e vet.

"Unë gjatë kohë pohoj, madje edhe para se Bajdeni të tërhiqej nga fushata, se Evropa duhet të jetë e gatshme për dy epilogjet dhe se Evropa duhet më shumë të kujdeset për sigurinë e vet, më shumë të qëndrojë në këmbë të veta dhe në ato çështje në të cilat ne me dekada e kundërshtuam faktin se për SHBA-në mbrojtja e Evropës është prioritet", thotë Fijala në itnervistë për tabloidin çek Blesk.

Kryeministri çek paralajmëroi se denatet parazgjedhore në SHBA tregojnë se amerikanët kanë prioritete dhe interesa të ndryshmenë pjesët e tjera të botës, ndërsa këtë, Evropa, siç tha, duhet ta marrë parasysh.

Fijala përsëriti se Ukraina nuk po lufton vetëm për sigurinë e vet në luftën me Rusinë, por edhe për sigurinë e çekëve dhe evropianëve.

"Nëse Eusia i arrin qëllimet e veta dhe e kupon Ukrainën, ky nuk do të jetë hapi i saj i fundit agresiv", deklaroi kryeministri çek. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR