• e martë, 24 dhjetor 2024

"Figaro" tërheq lajmin se Franca dhe Britania e Madhe i kanë lejuar Ukrainës të sulmojë thellë në territorin e Rusisë

Paris, 18 nëntor 2024 (MIA) - Gazeta franceze "Figaro" sot tërhoqi lajmin se Franca dhe Britania e Madhe i kanë lejuar Ukrainës të sulmojë thellë në territorin e Rusisë.

Figaro të dielën në mbrëmje në portalin e saj publikoi se Franca dhe Britania e Madhe i kanë lejuar Ukrainës të kryejë sulme në territorin rus duke përdorur raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi "Skalp" dhe "Storm shedou", megjithatë në të njëjtin tekst i cili është përditësuar dy herë gjatë ditës së sotme, nuk ka një informacion të tillë, gjegjësisht theksohet vetëm informacioni se SHBA ka lejuar përdorimin e raketave të saja me rreze të gjatë veprimi.

Në tekstin e përditësuar shpjegohet se për çfarë lloj raketash bëhet fjalë. Sipas "Njujork tajms", agjencive perëndimore dhe disa media të tjera, administrata e presidentit në largim Xhozef Bajden dje i ka dhënë leje Ukrainës që të përdorë raketat kryqëzuese me rreze të gjatë veprimi ATACMS për të sulmuar thellë në territorin rus. Ky vendim u kritikua nga administrata e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp, me vlerësimin se Bajdein dëshiron të përshkallëzojë konfliktet.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR