• e shtunë, 23 nëntor 2024

FIFA mund të lejojë klube të huaja të luajnë ndeshje zyrtare në SHBA

FIFA mund të lejojë klube të huaja të luajnë ndeshje zyrtare në SHBA

Londër, 9 prill 2024 (MIA) - Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe kompania amerikane e mediave sportive "Relevant" janë dakorduar t'i japin fund betejës ligjore për ndalimin e ligave dhe klubeve kryesore evropiane të futbollit për të luajtur ndeshje zyrtare në SHBA. Këtë e shkruan gazeta "Fajnenshëll tajms".

"Zhvendosja e garave zyrtare nga Evropa në Shtetet e Bashkuara është propozim emocionues, por ai patjetër duhet të jetë i kujdesshëm dhe bashkëpunues", kumtoi "Relevent".

Burimi thotë se FIFA po konsideron "të bëjë ndryshime në rregullat e saj në lidhje me atë nëse ndeshjet mund të luhen jashtë territorit të ligës".

Klubet më të mira evropiane shpesh luajnë miqësore dhe ndeshje ekspozuese në Amerikë, por ato nuk mund të zhvillojnë ndeshje zyrtare të sezonit në vend. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR