Fidan: Turqia nuk është e përfshirë në operacionin e opozitës së armatosur në Siri
- Turqia nuk mori pjesë në operacionin e opozitës së armatosur në Siri që solli deri te rënia e regjimit të Bashar al Asadit, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Ankara, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Turqia nuk mori pjesë në operacionin e opozitës së armatosur në Siri që solli deri te rënia e regjimit të Bashar al Asadit, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
"Turqia nuk ishte pjesë e një procesi të tillë. Pas fillimit të operacionit nga ana e Hajat Tahrir al-Sham dhe grupet e tjera opozitare, bëmë përpjekje intensive që ajo të realizohet sa me më pa gjak dhe pa probleme. Para kësaj nuk jemi bashkuar me asnjë vend apo grup, as nuk kemi marrë pjesë në planifikimin e një operacioni të tillë", tha Fidan.
Sipas tij, nuk ka pasur takim mes tij dhe ndonjë përfaqësuesi tjeter turk me ish-presidentin sirian Asad me qëllim që të bisedohet normalisht në marrëdhëniet mes Ankaras[ dhe Damaskut, edhe pse përpjekje të tilla disa herë janë bërë me ndërmjetësimin e vendeve të treta.
Fidan, gjithashtu, theskoi se Izraeli asnjëherë nuk ka dashur që Asadi të tërhiqet nga funksioni. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s