• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fidan: Turqia dhe Hungaria janë në koordinim të ngushtë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Fidan: Turqia dhe Hungaria janë në koordinim të ngushtë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Ankara, 28 korrik 2023 (MIA) - Turqia dhe Hungaria janë në koordinim të ngushtë lidhur me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez Peter Siarto, Fidan tha se Suedia ka ndërmarrë hapa të caktuar si përgjigje ndaj kërkesave të Turqisë lidhur me luftën kundër terrorizmit, por pret hapa shtesë nga Stokholmi.

Parlamenti turk do të debatojë për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO kur të vazhdojë me punë në vjeshtë, në tetor.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan më 10 korrik dha dritë jeshile për pranimin e Suedisë në NATO, që ai e bllokoi pas një viti.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR