• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fidan: Propozimi paqësor i Putinit është një fije shprese

Fidan: Propozimi paqësor i Putinit është një fije shprese

Ankara, 16 qershor 2024 (MIA) - Propozimet e reja për paqen për Ukrainën, të paraqitura nga presidenti rus, Vladimir Putin, janë një fije shprese se konferenca në Zvicër mund të jetë më efektive nëse në të marrin pjesë përfaqësues rusë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

"Rusia kohëve të fundit ka paraqitur kushte të reja. Ma marrë parasysh përmbajtjet e tyre, ato janë një hap i rëndësishëm dhe një fije shprese për të filluar", tha Fidan në hapjen e konferencës për Ukrainën në Zvicër.

Ai shtoi se konferenca "do të ishte më e orientuar drejt rezultateve nëse përfaqësuesit e Rusisë do të ishin të pranishëm atje në sallë".

Fidan shtoi se Ankaraja beson në nevojën për një zgjidhje të plotë diplomatike të konfliktit dhe se vendi i tij është gjithmonë i gatshëm të pranojë negociata të reja midis Moskës dhe Kievit.

Sipas tij, përpjekja e fundit e autoriteteve turke për të propozuar një alternativë ndaj marrëveshjes së ndërprerë të grurit ishte afër marrëveshjes së të dyja palëve. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR