• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fidan: OKB-ja nuk mund të tregojë lidership për përballje me sfidat aktuale globale

Fidan: OKB-ja nuk mund të tregojë lidership për përballje me sfidat aktuale globale

Nju Jork, 24 shtator 2024 (MIA) – Kombet e Bashkuara (OKB) nuk arritën të tregojnë lidership në përballjen me sfidat aktuale globale, theksoi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, njoftoi Anadolia.

“Edhe komuniteti ndërkombëtar edhe Kombet e Bashkuara po përballen me një provë historike”, tha Fidan dje në Samitin e të ardhmes së OKB-së në Nju Jork.

"“Për fat të keq, Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë lidershipin që nevojitet për t'u përballur me kërcënimet gjithnjë në rritje ndaj njerëzimit sot”, theksoi Fidan.

Konferenca e nivelit të lartë mbledh së bashku liderët botërorë për të krijuar një konsensus të ri ndërkombëtar për prezantim më të mirë dhe mbrojtje të së ardhmes. 

Fidan tha se nevojitet një strukturë e re efikase për të prodhuar zgjidhje të përbashkëta për problemet globale.

"Ne kemi nevojë për një model më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më efektiv shumëpalësh. Kombet e Bashkuara kanë nevojë për reforma gjithëpërfshirëse, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit", shtoi shefi i diplomacisë turke.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan prej kohësh angazhohet për reforma në OKB, duke përdorur shpesh sloganin "Bota është më e madhe se pesë", duke iu referuar anëtarësimit jo-përfaqësues në Këshillin e Sigurimit.

“Erdogan dënoi gjithashtu mungesën e efektivitetit të OKB-së në përgjigjen ndaj krizave të ndryshme ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me luftën gati njëvjeçare të Izraelit në Gazë, në të cilën deri më tani kanë vdekur mbi 41,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur mbi 95,000 palestinezë", kujton Anadolia. ls/

Foto: Anadolia 

QËNDRONI TË LIDHUR