• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fidan: Ofensiva tokësore izraelite në Liban është tentim ilegal për okupim

Fidan: Ofensiva tokësore izraelite në Liban është tentim ilegal për okupim

Ankara, 1 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan sot deklaroi se ofensiva tokësore e Izraelit në Liban është tentim ilegal për okupim, gjë që e shkel integritetin territorial të vendit.

Ai shtoi se operacioni izraelit duhet menjëherë të ndërpritet, me tërheqjen e ushtrisë së saj nga Libani.

Parashutistë izraelitë, komandosë dhe njësitë e armatosura filluan bastisje në Libanin jugor, pasi sot janë intensifikuar përleshjet me Hezbollahun.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, tha se ofensiva izraelite e rrezikon edhe sigurinë dhe stabilitetin e vendeve në rajon dhe se "me siguri" do të ketë rritje të numrit të migrantëve nga ky vend.

Fidan i bëri thirrje Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara "që ta bëjë atë që është e domosdoshme" në pajitm me të drejtën ndërkombëtare. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR