• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fico: Sllovakia i ndërpret dërgesat e armëve për Ukrainën

Fico: Sllovakia i ndërpret dërgesat e armëve për Ukrainën

Bratisllavë, 26 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri i ri sllovak, Robert Fico, sot  publikoi se vendi i tij e ndërpret furnizimin me armë për Ukrainën dhe do ta kufizojë mbështetjen e "ndihmës humanitare dhe civile", transmetuan mediat franceze.

"Besojmë se ndihma për Ukrainën është vetëm civile dhe humanitare, nuk do të dërgojmë më armë në Kiev", tha Fico, një ditë pasi u emërua kryeministër i qeverisë së koalicionit në të cilën ka edhe parti proruse të djathtë ekstreme. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR