• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fico: Sllovakia do ta mbajë ndalesën e disa produkteve bujqësore nga Ukraina

Fico: Sllovakia do ta mbajë ndalesën e disa produkteve bujqësore nga Ukraina

Bratislavë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Sllovakia do të mbajë ndalesën për disa produkte bujqësore nga Ukraina, sepse ato dëmtojnë bujqit sllovakë, duke pasur parasysh se Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa për vazhdimin e qasjes në treg edhe për një vit nga qershori, tha sot kryeministri sllovak Robert Fico.

"Politika e BE-së në këtë drejtim është i tmerrshëm. Nuk ka problem që bujqit të dështojnë në Sllovaki, një vend anëtar i BE-së. Puna kryesore është se Ukraina është e kënaqur", tha Fico në një video postim të transmetuar nga mediat britanike.

Ai shtoi se përfaqësuesi sllovak dje së bashku me ambasadorin e Polonisë dhe Ukrainës kanë votuar kundër propozimit të Komisionit Evropian për vazhdimin e pezullimit të kuotave dhe tarifave për produktet bujqësore të Ukrainës. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR