• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fico mori mandatin dhe një afat prej dy javësh për të negociuar një qeveri koalicioni

Fico mori mandatin dhe një afat prej dy javësh për të negociuar një qeveri koalicioni

Bratisllavë, 2 tetor 2023 (MIA) - Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Çaputova sot ia besoi mandatin për formimin e Qeverisë Robert Ficos, partia e të cilit SMER- sllovake sociale (SMER-SSD) fitoi më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, por jo mjaftueshëm për të pasur shumicë në parlament.

Pas takimit me Çaputovën, Fico u tha gazetarëve se në një afat prej dy javësh duhet t'i përfundojë negociatat për formimin e qeverisë së koalicionit, transmetojnë mediat britanike.

"Ky nuk do të jetë një proces i lehtë, por do të bëjmë gjithçka që të ketë qeveri", tha Fico.

Partia e Fico-s, Smer-SSR fitoi pothuajse 23 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura fundjavën e kaluar, ndërsa Sllovakia Progresive (SP) e plasuar në vend të dytë fitoi pothuajse 18 për qind të votave.

 Fitorja e partisë Smer-SSD paraqet kthim politik të politikës proruse dhe antiamerikane, vlerësojnë mediat amerikane. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR