• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fico: Hyrja e Ukrainës në NATO mund të çojë drejt konfliktit të drejtpërdrejtë mes Aleancës dhe Rusisë

Fico: Hyrja e Ukrainës në NATO mund të çojë drejt konfliktit të drejtpërdrejtë mes Aleancës dhe Rusisë

Bratisllavë, 16 korrik 2024 (MIA) - Hyrja potenciale e Ukrainës në Aleancës veriatlantike mund të çojë drejt konfliktit të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s, deklaroi kryeministri sllovak, Robert Fico.

"Ne vazhdimisht i përmbahemi një prej aprimeve kryesore të politikës së jashtme sovrane sllovake, sipas të cilës anëtarësimi i Ukrainës në NATO e rrezikon paqen në tërë botën. Ekzistojnë vende ushtarake nga NATO-ja të cilat ose fare nuk kuptojnë se çka do të thoshte anëtarësimi i Ukrainës në Aleancë ose, përkundrazi, dëshirojnë të shkaktojnë konflit të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë, që do të ishte fillimi i luftës së tretë botërore", deklaroi Fico.

Siç transmeton televizioni TAZ, ai theksoi se ato vende insistuan se rezoluta në samitin e NATO-s e reflekton obligimin e drejtpërdrejtë të Aleacës për ta pranuar Ukrainën, që do të ishte e papranueshme për Sllovakinë.

Fico e përshëndeti edhe vendimin e samtiit të NATO-s, sipas të cilit Kievi mund të presë pritje në Aleancë madje pasi që t'i përmbushë të gjitha kushtet dhe të fitojë pëlqim nga të gjitha anëtaret e Aleancës.

Samiti i NATO-s u mbajt në Uashington prej 9 deri më 11 korrik. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR