• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fico do të ketë edhe një intervenim kirurgjikal

Fico do të ketë edhe një intervenim kirurgjikal

Bratisllavë, 16 maj 2024 (MIA) - Kryeministrin sllovak Robert Fico ndaj të cilit dje është kryer atentat në qytetin Handlovi, e pret edhe një intervenim, shkruan portali sllovak "Pravda".

Gjakderdhja abdominale e Ficos është ndaluar, por ai përballet me një operacion në ije.

Ndërkohë, policia e akuzon sulmuesin e kryeministrit për vrasjen me paramendim dhe përballet me dënim prej 25 vjetëve deri në burgim të përjetshë.

Siç transmeton portali, sulmuedi, për të cilin mediat transmetojnë se shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula, ka thënë se është krenar me veprimi e tij.

RTVS publikoi se sulmuesi momentalisht ndodhet në qelinë e Agjencisë nacionale për krim në Nitra.

Mjekët gjatë natës kanë arritur ta stabilizojnë gjendjen e kryeministrit sllovak, por ajo është ende e vështirë, njoftoi paraprakisht sot drejtoresha e spitalit në Bankska Bistrica, Miriam Lapunikova.

Dy ekipe mjekësore e kanë operuar kryeministrin pesë orë.

Sulmuesi ka qëlluar pesë herë, pas së cilës policia e ka arrestuar menjëherë, ndërsa kryeministri është transferuar në spitalin në Banska Bistrica. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR