• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fico bëri thirrje për fillimin e bisedimeve të paqes për të ndaluar luftën në Ukrainë

Fico bëri thirrje për fillimin e bisedimeve të paqes për të ndaluar luftën në Ukrainë

Bratislavë, 24 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri sllovak Robert Fico sot bëri thirrje për fillimin e bisedimeve të paqes për Ukrainën, ku, sipas tij, lufta “mund të zgjasë deri në vitin 2030”.

Fico u bë kryeministër i Sllovakisë pas zgjedhjeve parlamentare në fund të shtatorit, pas një fushate të dëmtuar me dezinformata rreth pushtimit rus të Ukrainës. Gjatë fushatës së tij zgjedhore, ai premtoi t'i jepte fund programeve të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të nisura nga qeveritë e mëparshme sllovake.

“Me luftën në Ukrainë jemi në një situatë që mund të zgjasë deri në vitin 2029 ose 2030. Është më mirë të negociohet në paqe ose me një armëpushim për 10 vjet, sesa të ulesh në tryezën e bisedimeve pas 10 vjetësh, me 500,000 ose 600,000 të tjerë të vrarë, u tha Fico gazetarëve në Pragë pas takimit me homologun e tij çek, Petar Fiala. 

Qeveria e koalicionit e Ficos, e cila përfshin ministra të ekstremit të djathtë, ka bllokuar tashmë një plan ndihme ushtarake prej 40.3 milionë eurosh për Ukrainën, të hartuar nga qeveria e mëparshme. ls/

Foto;: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR