• e premte, 08 nëntor 2024

Fico është në gjendje të rëndë për jetën

Fico është në gjendje të rëndë për jetën

Bratislavë, 15 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Sllovakisë, Robert Fico është në gjendje shumë të rëndë pasi u plagos në gjoks dhe stomak pasditen e sotme pasi doli në rrugë, raportojnë mediat sllovake. Pres shërbimi qeveritar kumtoi se gjendja e Ficos është në rrezik për jetën. Nga aty shtojnë se ai do të transportohet me helikopter në qytetin e Banska Bistricas, pasi nuk ka mundur të transportohet në Bratislavë për shkak të gjendjes së tij.

Sigurimi dhe policia kanë shkuar në ndihmë, ndërsa mes qytetarëve ka pasur panik. Sigurimi e futi Ficon në një makinë, më pas me helikopter është dërguar në spital.

Fico është plagosur në qytetin Handlova, 150 kilometra larg Bratislavës para Shtëpisë së Kulturës, ku paraprakisht ishte mbajtur seanca e qeverisë, kur doli në mesin e të tubuarve për t'i përshëndetur.

Personi që qëlloi drejt Ficos është në paraburgim, njofton DPA duke iu referuar agjencisë sllovake TASR.

Sipas dëshmitarëve, sulmuesi ka thirrur kryeministrin me fjalët “Robo, eja këtu".

Presidentja sllovake Zuzana Çaputova dënoi sulmin "brutal" ndaj Ficos dhe i uroi shërim të shpejtë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR