• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fico është i vetëdijshëm dhe komunikues

Fico është i vetëdijshëm dhe komunikues

 Bratislavë, 21 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, është i vetëdijshëm dhe komunikues dhe më pas i është nënshtruar një tomografie, njoftuan sot mjekët e tij.

"Në të njëjtën kohë po ndërmerren hapa të mëtejshëm për përmirësimin e shëndetit të tij", njoftuan nga spitali në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku kryeministri po shërohet pas atentatit.

 Zëvendëskryeministri Robert Kalinak   dy ditë më parë deklaroi se Fico është jashtë rrezikut për jetën, megjithëse është ende në gjendje shumë të rëndë për t'u transferuar në një spital në Bratislavë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR