• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fezer në Tunizi për bisedime mbi migracionin

Fezer në Tunizi për bisedime mbi migracionin

Tunizi, 19 qershor 2023 (MIA) - Terrorizmi dhe migrimi janë në krye të agjendës së bisedimeve të sotme mes ministres së brendshme gjermane Nensi Fezer dhe presidentit tunizian Kais Said, si dhe ministrit të Brendshëm Kamel Fekih, njoftoi DPA.

Fezer thotë se dëshiron të lehtësojë deportimet në vendin e Afrikës së Veriut, por gjithashtu të krijojë më shumë mundësi për punëtorët tunizianë të migrojnë në Gjermani.

Fezer ndodhet në ditën e dytë të një vizite zyrtare në Tunizi me homologun e saj francez Zherald Darmanin.

Tunizia është aktualisht një nga vendet më të rëndësishme të tranzitit për migrantët e parregullt që udhëtojnë drejt Italisë me varka të pasigurta. Në pesë muajt e parë të këtij viti, rreth 26,000 njerëz i mbijetuan kalimit të rrezikshëm përmes Mesdheut, raportoi DPA. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR