• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fejsbuku, Instagrami dhe Mesinxheri sërish vihen në funksion

Fejsbuku, Instagrami dhe Mesinxheri sërish vihen në funksion

San Francisko, 5 mars 2024 (MIA) - Rrjetet sociale Fejsbuk dhe Instagram si dhe aplikacionet mesinxher dhe Trejd janë vënë sërish në funksion. 

Arsyeja është ndoshta një ndërprerje e madhe e serverit në kompaninë amerikane amë Meta, bëjnë të ditur mediat botërore.

Ueb-faqja e monitorimit të shërbimit në internet "Doën Detector" tregoi ndërprerje të mëdha në Instagram, Fejsbuk dhe Mesinxher. Probleme kishte në të gjithë botën.

Pronari i platformës X Ilon Mask është tallur në profilin e tij për shkak të rënies së Fejsbukut dhe Instagramit.

Shfrytëzuesit e X masivisht kanë pyetur Maskun për rënien e aplikacionit Meta.

"Nëse po e lexoni këtë postim, kjo ndodh sepse serverët tanë po funksionojnë", ka shkruar Mask në profilin e tij X. qa/

Foto: Ilon Mask në X

 

QËNDRONI TË LIDHUR