• e shtunë, 23 nëntor 2024

Federata e Futbollit të Kosovës reagon ndaj UEFA-s për provokimet e tifozëve serbë në EURO 2024

Federata e Futbollit të Kosovës reagon ndaj UEFA-s për provokimet e tifozëve serbë në EURO 2024

Prishtinë, 17 qershor 2024 (MIA) - Federata e Futbollit të Kosovës kumtoi sot se ka dorëzuar një reagim zyrtar në UEFA “për shkak të shfaqjes së flamujve, parullave dhe thirrjeve nga tifozët serbë me mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Reagimi i FFK-së ka të bëjë me ngjarjet para dhe gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit EURO2024 që mbahet në Gjermani.

“Shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si EURO 2024 është e pakuptimtë dhe absurde. Përmes thirrjeve të tilla dëshmohet urrejtja e mbjellë në opinionin publik në Serbi ndaj fqinjve të saj. FFK-ja në peticionin e dorëzuar me provat e nevojshme në UEFA, ka kërkuar masa të rrepta disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga organizatori që të jetë i kujdesshëm për të shmangur shfaqjen e pankartave të tilla në ndeshjet e ardhshme, pasi ato paraqesin shkelje të rëndë të rregullave të UEFA-s", thuhet në kumtesën e FFK-së.

Mbrëmjen e së dielës në Gelsenkirhen, në ndeshjen e xhiros së parë të garave në grupe në kuadër të Kampionatit Evropian 2024, Anglia mposhti Serbinë me rezultat 1:0. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR