• e diel, 24 nëntor 2024

FED: Vjen koha për uljen e normave të interesit, amerikanët të jenë të durueshëm

FED: Vjen koha për uljen e normave të interesit, amerikanët të jenë të durueshëm

Uashington, 5 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Rezervave federale të SHBA-së, Xherom Pauel ka deklaruar se ka adhur koha që të ulen normat e interesit, por kërkoi nga amerikanët pak më shumë durim derisa FED lufton me inflacionoin.

"Ekonomia amerikane është e fuqishme dhe Banka qendrore me siguri do t'i ulë normat e interesit më vonë këtë vit", tha Pauel, duke shtuar se megjithatë "nuk është e sigurt" që kjo të ndodh në mars, siç ka pritur paraprakisht Uoll Strit, transmeton CNN.

Të mërkurën javën e kaluar, FED tha se po mbante normat e interesit në një interval prej 5,25 deri në 5,5 për qind dhe Pauel tha në atë kohë se një ulje e normës në mars nuk kishte gjasa.

“Vetëbesimi ynë po rritet. Ne duam vetëm pak më shumë besim përpara se të ndërmarrim atë hap shumë të rëndësishëm dhe të fillojmë të ulim normat e interesit”, tha Pauel në një emision që u transmetua mbrëmë në CBS.

Tregjet financiare shohin një shans 20 për qind që FED të ulë normat e interesit në mars dhe një shans 71,3 për qind që të ndodhë në maj. FED do të marrë vendimin e saj të radhës për normat e interesit brenda shtatë javësh. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR