• e shtunë, 23 nëntor 2024

FBI-ja kërkon një spiun iranian: Ka planifikuar atentate ndaj shumë politikanëve

FBI-ja kërkon një spiun iranian: Ka planifikuar atentate ndaj shumë politikanëve

Teheran, 6 mars 2024 (MIA)  - FBI-ja kërkon një spiun nga Irani, për të cilin beson se është i përfshirë në një komplot për atentat ndaj zyrtarëve aktualë dhe tël mëparshëm të qeverisë amerikane, shkruan Bi-Bi-Si-ja.

Maxhid Farahani është i akuzuar për planifikimin e hakmarrjes për vrasjen e gjeneralit iranian, Kasem Sulejman, i cili ishte vrarë në janar të vitit 2020 në Iran në sulm me dronë.

FBI-ja thekson se Farahani ka vepruar në emër të Ministrisë iraniane të Inteligjencës.

Persona zyrtarë thonë se Farahani udhëton mes Iranit dhe Venezuelës dhe rekruton njerëz për "aktivitete mbikqyrëse, që synojnë vende fetare, kompani dhe objekte tjera" në SHBA.

Autoritetet iraniane janë betuar për hakmarrje për vrasjen e Sulejmanit, i cili konsiderohej personi i dytë më i fuqishëm në Iran në momentin e vrasjes së tij. Ai është vrarë në aeroportin në Bagdad së bashku me disa iranianë tjerë, pas urdhërit të presidentit të atëhershëm, Donald Tramp.

Forcat Kuds, të udhëhequra nga Sulejmani, janë degë e Gardës revolucionare islamike iraniane, e cila është specializuar për luftime jokonvencionale dhe inteligjencë ushtarake. Ata veprojnë edhe jashtë Iranit dhe mbështesin grupe të tilla si Hamasi, Hezbollahu dhe Huthët në Jemen. SHBA-ja i konsideron forcat Kuds për organizatë terroriste.

Në kohë të sulmeve me dronë në Irak, Tramp pohoi se gjenerali ishte "drejtpërdrejtë dhe indirekt përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve". Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatolllahu Ali Hamnei atëherë iu përgjigj sulmit, duke thënë se "kriminelët" që kanë kryer sulmin, do të përballen me "hakmarrje të ashpër". rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR