• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

FBI: Nuk ka dëshmi se shembja e urës në Baltimor lidhet me terrorizëm

FBI: Nuk ka dëshmi se shembja e urës në Baltimor lidhet me terrorizëm

Uashington, 26 mars 2024 (MIA) - Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) sot kumtoi se nuk besojnë se shembja e urës në Baltimor e shkaktuar nga përplasja me një anije mallrash ka qenë e qëllimshme dhe shtoi se nuk ka dëshmi se ngjarja ka lidhje me terrorizmin.

Nga kompania e transportit detar deklaruan se pak para përplasjes me një shtyllë të urës me emrin “Fransis Skot”, e cila është e gjatë rreth tre kilometra, kanë dërguar sinjal për ndihmë.

Autoritetet federale dhe shtetërore, si Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, po vazhdojnë me hetimin rreth kësaj fatkeqësie, si dhe kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve, pasi  në ujërat e ftohta të gjirit ranë shumë automjete dhe njerëz.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 01:30 pas mesnate.

“Nuk ka asnjë informacion specifik apo të besueshëm se kjo ka të bëjë me terrorizmin”, deklaroi sot në pres brifing Viliam Debanjo, një agjent i FBI-së nga zyra e shërbimit në Baltimor.

Supozohet se pas shembjes së urës kanë rënë në ujë nga shtatë deri në 20 automjete dhe për momentin vijojnë kërkimet për të mbijetuarit.

Rojet bregdetare dhe shërbimet e tjera të shpëtimit po vazhdojnë me operacionin e shpëtimit. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR