• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

FBI: Krimet nga urrejtja në SHBA në vitin 2021 janë rritur për 11,6 për qind në krahasim me vitin paraprak

FBI: Krimet nga urrejtja në SHBA në vitin 2021 janë rritur për 11,6 për qind në krahasim me vitin paraprak

Uashington, 13 mars 2023 (MIA) - Krimet nga urrjejta në SHBA në vitin 2021 janë rritur për 11,6 për qind në krahasim me vitin 2020, ndërsa më së shpeshti janë motivuar nga raca, përkatësia etnike ose prejardhja kombëtare, kumtoi sot FBI.

Në raportin e tij të ri, FBI kumtoi se numri i incidenteve të paraqitura nga urrejtja është rritur në 9.065 në vitin 2021 nga 8.120 në vitin 2020.

Prej aty shtojnë se 64,5 për qind nga viktimat në vitin 2021 kanë qenë shënjestër për shkak të prejardhjes së tyre racore ose etnike, 15,9 për qind për shkak të orientimit seksual dhe 14,1 për qind për shkak të religjionit të tyre.

Prokurori publik, Merik Garland deklaroi se shkatërrimin e krimeve nga urrejtja e ka vendosur si prioritet kryesor në punën e Ministrisë së Drejtësisë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR