• e enjte, 26 dhjetor 2024

FBI dhe kompani amerikane grumbullojnë dëshmi për krimet ruse të luftës në Ukrainë

FBI dhe kompani amerikane grumbullojnë dëshmi për krimet ruse të luftës në Ukrainë

Kiev, 25 prill 2023 (MIA) - Ukraina po punon me FBI-në amerikane dhe kompanitë amerikane në grumbullimin e dëshmive për krimet ruse të luftës, siç janë gjeolokacioni dhe të dhënat për telefona celular, deklaroi sot një përfaqësues i lartë ukrainas.

"Autoritetet ukrainase po grumbullojnë të dhëna nga fushëbetejat dhe qytetet ukrainase, të shkatërruara nga lufta, pasi që Rusia e sulmoi vendin në shkurtin e vitit të kaluar", deklaroi Aleks Kobzanec, agjent special i FBI-së, i cili më parë shërbeu si atashe juridik i agjencisë në Ukrainë.

"Grumbullimi i të dhënave dhe analiza e tyre, përkatësisht puna me këto të dhëna është diçka që FBI-ja ka përvojë", tha Kobzanec në konferencën për siguri kibernetike në San Feancisko.

Puna përfshin hetim të të dhënave nga telefonat celular, analizë forenzike të mostrave të ADN-së, si dhe analizë të pjesëve nga trupat, të mbledhura nga fushëbetejat, tha ai.

Hapi i ardhshëm është të punohet me ofruesit nacional amerikanë të shërbimeve dhe të barten ato informata... marrja e të dhënave për parapaguesit, marrja e informatave për gjeolokacionin, ku është e mundur", shtoi Kobzanec.

Kjo punë e përbashkët e reflekton bashkëpunimin e thelluar mes SHBA-së dhe Ukrainës në frontin kibernetik, ku Rusia ishte kundërshtare e përbashkët për të dy vendet.

Agjenti shtoi se FBI amerikane gjatë periudhës së kaluar prej një viti e gjysmë e ndihmon Ukrainën t'i identifikojë bashkëpunëtorët rusë dhe spiunët të cilët veprpojnë në Ukrainë dhe forcat ruse të cilat veprojnë kashtë Kievit gjatë invazionit.

Ndërmarrjet amerikane të sigurisë dhe persona zyrtarë janë partneri kryesor i Ukrainës në përpjekjet e saj për t'u mbrojtur nga sulmet kibernetike ruse, me të cilat ajo lufton prej vitit 2015.

Ilija Vitiuk, shef i Sektorit për siguri informatike kibernetike të Shërbimit ukrainas për siguri, deklaroi se edhe pse numri i sulmeve ruse ndaj Ukrainës është rritur gjatë disa viteve të fundit, ato bëhen gjithnjë e më tepër cak në muajt e fundit.

"Është shumë vështirë në procedurën penale të dëshmohet se kush është përgjegjës", tha Vitiuk. "Për ne është shumë me rëndësi sa më shumë informata për kriminelët rusë kibernetik... sepse i mbledhim të gjitha ato informata dhe i vendosim në rastet tona kriminalistike", tha ai.

"Ne besojmë se ky rast i krimeve kibernetike të luftës është diçka e re", shtoi ai. "Këtu e pamë luftën e parë kibernetike nga vëllimi i plotë". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR