• e enjte, 26 dhjetor 2024

Faza e tretë e zgjedhjeve në Indi - votoi edhe kryeministri Modi

Faza e tretë e zgjedhjeve në Indi - votoi edhe kryeministri Modi

Nju-Delhi, 7 maj 2024 (MIA) - Kryeministri indian, Narendra Modi sot votoi në fazën e tretë të zgjedhjeve të përgjithshme në Indi. Modi, i cili kandidon për mandatin e tij të tretë, votoi në vendvotimin në qytetin perëndimor indian, Ahmedabad, në shtetin federal Guxharat.

Në porosinë në rrjetin social X, Modi u bëri thirrje indianëve të votojnë dhe në atë mënyrë ta "përforcojnë demokracinë".

Analistët politik e parapanë fitoren e Narendra Modit që para fillimit të zgjedhjeve, të cilat po mbahen prej 19 prilli deri më 1 qershor, në gjithsej shtatë faza.

BJP e Modit është kundër lidhjes së gjerë opozitare të kryesuar nga Kongresi nacional indian dhe partitë e fuqishme rajonale.

Kritikët e kryeministrit thonë se tradita indiane e llojllojshmërisë dhe sekularizmi është sulmuar prej se BJP erdhi në pushtet para një dekade.

Ata e akuzojnë partinë për nxitje të mosdurimit fetar, ndërsa ndonjëherë edhe dhunë. Partia u përgjigjet këtyre sulmeve me pohimin se politika e saj është në dobi të të gjithë indianëve.

Pothuajse 970 milionë votues - mbi 10 për qind e popullatës botërore - zgjedhin 543 anëtarë të Dhomës së poshtme.

Më 4 qershor do të numërohen votat nga gjithsej 28 shtete në Indi. ab/

Foto: ЕPА


 

QËNDRONI TË LIDHUR