• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fatah i bëri thirrje Hamasit ta dorëzojë pushtetin në Gazë

Fatah i bëri thirrje Hamasit ta dorëzojë pushtetin në Gazë

Ramallah, 26 mars 2025 (MIA) - Lëvizja palestineze Fatah që qeveris me Bregun Perëndimor të pushtuar i bëri thirrje sot rivalit të tij, grupit militant Hamas ta dorëzojë pushtetin në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Fatahut në Gazë, Munter al-Hajek i bëri thirrje Hamasit të heqë dorë nga pushteti, duke thënë se sundimi i tyre në enklavë po rrezikon kauzën palestineze.

Ai e bëri deklaratën pasi dje, dyshohet se shpërthyen protestat në enklavën palestineze, me demonstruesit që brohorisnin parulla kundër Hamasit.

Fatah i bëri thirrje Hamasit që t'i dëgjojë "kërkesat e popullit dhe të dorëzohet për të mirën e përbashkët" dhe theksoi se dhënia fund e vrasjeve të fëmijëve duhet të kishte qenë prioritet.

Hamasi më herët njoftoi se është gati të heqë dorë nga kontrolli i Gazës pas përfundimit të luftës me Izraelin dhe ka përshëndetur propozimin për restaurimin e enklavës iniciuar nga Egjipti i cili bën thirrje për formimin e një qeverie teknokratike për të qeverisur territorin në fazën e parë të planit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR