• e enjte, 26 dhjetor 2024

FARK i ndërpreu negociatat paqësore me Qeverinë kolumbiane

FARK i ndërpreu negociatat paqësore me Qeverinë kolumbiane

Bogotë, 6 nëntor 2023 (MIA) - Fraksioni kryesor i  Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARK) ka njoftuar se po i braktis negociatat paqësore, duke theksuar si arsye "mosrespektimin" marrëveshjes nga ana e  qeverisë, njoftuan mediat franceze.

"Bëjmë të ditur se nga dita e sotme i ndëpresim negociatat dhe i refuzojmë rendin e ditës të dakorduar midis qeverisë së majtë të Gustavo Petro dhe grupit, të njohur si EMS-FARK, i cili e refuzoi marrëveshjen historike nga vitit 2016...", theksohet në kumtesë.

Në tekstin e grupit nuk saktësohet natyra e shkeljeve të pretenduara të marrëveshjes. Grupi vetëm bëri të ditur se "mosrespektimi" i shtetit është "plotësisht" dhe se qeveria "vazhdon ta mbështesë vizionin militant" me zbatimin e operacioneve të territoret ku janë të pranishme forcat e EMS-FARK. 

 Bisedimet e drejtuara ndaj çmobilizimit të rreth 3.500 kryengritësve dhe përfundimisht dhënien fund të  kryengritjes së tyre të armatosur filluan në mes të tetorit në Tibu, në verilindje të vendit, një zonë ku kultivohen gjethet e kokës, përbërësi kryesor i kokainës. Ata u anuluan pasi separatistët, të cilët konsiderohen si pasardhësit e vërtetë të FARK-ut, muajve të fundit ndjeshëm i kanë përforcuar operacionet e tyre kundër forcave të sigurisënë një përpjekje që ta përmirësojnë kontrollin e tyre mbi zonat e tregtisë me drogë. Me fillimin zyrtar të këtyre bisedimeve filloi ndërprerja dypalëshe tremujore e armëpushimit, në përputhje me dekretin të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes.

 Sipas kumtesës së njëjtë nga FARK-u, pritet armëpushimi edhe më tej të respektohet.

 Tani për tani nuk ka koment nga Qeveria kolumbiane apo nga forcat e armatosura", transmetojnë mediat franceze.

QËNDRONI TË LIDHUR