• e enjte, 26 dhjetor 2024

Familjarët e izraelitëve të rrëmbyer gjatë protestës u përpoqën të kalonin kufirin me Gazën

Familjarët e izraelitëve të rrëmbyer gjatë protestës u përpoqën të kalonin kufirin me Gazën

 Gazë, 29 gusht 2024 (MIA) - Familjarët e pengjeve izraelitë të mbajtur nga militantët e Hamasit u mblodhën në kufirin me Gazën për të thirrur të familjarët e tyre përmes altoparlantëve dhe në një moment u përpoqën të depërtojnë në enklavën palestineze, shkruan "Tajms of Izrael".

Disa familjarë të pengjeve të cilët organizuan një protestë pranë kufirit me Gazën e depërtuan gardhin e sigurisë dhe u përpoqën të hyjnë më thellë në enklavën palestineze te të afërmit e tyre, bëri të ditur Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur. Ata gjithashtu njoftuan se iu bindën kërkesave të forcave të sigurisë dhe u kthyen në Kibuc Nirim ku ishte organizuar tubimi. 

 Forumi bëri të ditur se pas 11 muajsh lutjesh të pasuksesshme, autoritetet izraelite nuk kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për pengjet e mbajtur nga anëtarët e Hamasit për 328 ditë në tunele dhe strehimore në Gazë.

Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit palestinez kanë dështuar të çojnë në një marrëveshje ose për t'i dhënë fund fushatës ushtarake të Izraelit në enklavën palestineze ose për lirimin e pengjeve të mbetura të rrëmbyer nga militantët palestinezë në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR