• e shtunë, 23 nëntor 2024

Famelos-Kaselakis: Kemi shumë punë para nesh dhe përgjegjësi ndaj anëtarëve të SYRIZA-s

Famelos-Kaselakis: Kemi shumë punë para nesh dhe përgjegjësi ndaj anëtarëve të SYRIZA-s

Athinë, 26 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i deritanishëm i grupit të deputetëve të SYRIZA-s, Sokratis Famelos, i zgjedhur pas dorëheqjes së Aleksis Cipras, do të mbetet në pozitën e tij, siç kumtoi lideri i ri i partisë gjatë takimit që patën, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Stefanos Kaselakis sot u takua me Famelos në Parlamentin grek, ndërsa të dy theksuan se kanë shumë punë para tyre, por edhe përgjegjësi ndaj votuesve të SYRIZA-s.

"Kemi shumë punë përpara edhe vetë e tha atë natën e zgjedhjeve kur mbërriti në zyrat e partisë. Kemi shumë punë, përgjegjësia është shumë e madhe. E dimë se me kolektivitet, ndershmëri dhe drejtësi do ta bëjmë atë që është e drejtë për vendin tonë dhe shoqërinë", theksoi Famelos.

Lideri i ri i partisë i tha se do të vazhdojë ta kryejë funksionin e tij si kryetar i grupit të deputetëve të SYRIZA-s, "gjithmonë për të mirën e vendit".

"Kemi përgjegjësi ndaj të gjithëve, ndaj 150.000 votuesve të cilët na besuan, kemi përgjegjësi edhe këtu në Parlament të punojmë, por edhe jashtë, në shoqëri. Mendoj se do të krijojmë një ekip të shkëlqyer", tha Kaselakis në takimin me Famelos. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR