• e shtunë, 23 nëntor 2024

Famelos: Ratifikimi i memorandumeve do ta avanconte bashkëpunimin

Famelos: Ratifikimi i memorandumeve do ta avanconte bashkëpunimin

Athinë, 24 maj 2024 (MIA) - Vendi duhet ta thellojë Marrëveshjen e Prespës, sepse ajo u shërben interesave kombëtare dhe paqes, theksoi nga Parlamenti, kryetari i grupit të deputetëve të SYRIZA-s Sokratis Famelosi dhe theksoi se ratifikimi i tre memorandumeve, do ta avanconte bashkëpunimin, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Edhe pse inflacioni dhe rritja e çmimeve është temë kryesore në debatin e sotëm në Parlament në nivel të liderëve të partive, Famelosi u përqendrua edhe në poliitkën e jashtme, duke e vënë theksin në Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimin e Qeverisë aktuale greke. 

"Për Maqedoninë e Veriut, qartë t'ju them se është problematike, aleatët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë të dëgjojnë kryeministrin të thotë: i bëj thirrje Qeverisë të vendit fqinj ta implementojë Marrëveshjen, ndërsa në brendësi të vendit të njëjtët partnerë të dëgjojnë kryeministrin dhe funksionarët të thonë se marrëveshja është negative", theksoi Famelosi. 

Po ashtu ka theksuar se ata nga momenti i parë e kanë dënuar "shkeljen e emrit kushtetues, me gojarisht nga presidentja dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut".

 "Kërkojmë qartë respektimin e Marrëveshjes. Vendi duhet ta thellojë Marrëveshjen e Prespës, pasi ajo u shërben interesave kombëtare dhe paqes. Por, zgjedhja e zotit Micotakis ishte të lërë një hapësirë të zbrazët që të ekzistojë irredentizmi, që të ekzistojë devijim dhe këtë e bëri sepse i dha një kartë të gjelbër partisë simotër të Demokracisë së Re për të prodhuar irredentizëm, sepse VMRO është parti simotër e Demokracisë së Re", tha Famelosi.

 Lidhur me tre memorandumet që SYRIZA sërish i ka dorëzuar në Parlament  theksoi se "ratifikimi do të kishte avancuar bashkëpunimin, ndërsa do të kishte përparim edhe në çështjet e teksteve shkollore, tabelave, emrave tregtarë".

 Paralelisht kërkoi përgjigje nga kryeministri grek Kirjakos Micotakisi nëse ratifikimi i memorandumeve është çështje e interesit kombëtar.

 "Në raportin hyrës të tre memorandumeve që kemi dorëzuar, ministrat e Demokracisë së Re në vitin 2020 me emrat e tyre nënshkruan një frazë që thotë "ratifikimi i memorandumeve është çështje e interesit kombëtar". Pyes, janë të rrejshme nënshkrimet apo janë me interes kombëtar, por po i ngrini tani? Sepse ekzistojnë nënshkrime, të dhjetëra të ministrave tuaj",  theksoi kryetari i grupit parlamentar të SYRIZA-s.

 

QËNDRONI TË LIDHUR