• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fajon: Përzierja e Moskës në proceset në Serbi është shumë shqetësuese, Rusia nuk do të ndalojë me Ukrainën

Fajon: Përzierja e Moskës në proceset në Serbi është shumë shqetësuese, Rusia nuk do të ndalojë me Ukrainën

Lubjanë, 10 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon deklaroi se përzierja e Moskës në proceset e brendshme të disa vendeve nga Ballkani Perëndimor, si Serbia, është mjaft shqetësuese, sepse ekzistojnë druajtje se Rusia nuk do të ndalojë me luftën ndaj Ukrainës.

Në intervistë për Si-En-EN, Fajon tha se "ka druajtje serioze se Rusia nuk mund të ndalet vetëm me luftën në Ukrainë" dhe shtoi se përzierja politike ruse "mund të shihet në disa vende të caktuara të Ballkanit Perëndimor".

"Kjo është, kuptohet, shumë shqetësuese. Atë që e shohim në Serbi apo në Republikën Sërpska, me dezinformata, propagandë dhe përzierje ruse. Dhe prandaj duhet ta ndalim këtë luftë (në Ukrainë). Duhet të luftojmë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për ukrainasit. Kjo është përgjegjësi e jona e përbashkët", deklaroi Fajon. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR