• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fajon për forumin e Bledit: Është më i vështiri deri më tani

Fajon për forumin e Bledit: Është më i vështiri deri më tani

Lubjanë, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon mbylli Forumin strategjik të Bledit të këtij viti i cili sipas saj është "më i rëndi në situatën gjeopolitike".

"Kjo ishte një përvojë e re, sigurisht forumi më i vështirë në një situatë komplekse gjeopolitike, por më shumë se 2.500 të ftuar shkuan në shtëpi me përshtypje të mira nga mikpritja e Sllovenisë", ka shkruar Fajon në rrjetin social X.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë në hapjen e Forumit të hënën theksoi se përgjigja ndaj një numri të madh krizash dhe konfliktesh në botë patjetër duhet të jetë politika dhe diplomacia.

"Emri i forumit të këtij viti 'Bota e realiteteve paralele' si duket është i përshtatshëm sepse pasqyron gjendjen e botës sot, duke treguar një sërë padrejtësish dhe pabarazish, duke treguar pandershmëri dhe standarde të dyfishta në vendimmarrje dhe duke treguar pasojat e mos përmbushjes së premtimeve", tha Fajon.

Në mesin e pjesëmarrësve të Forumit kanë qenë përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i lartë për Bosnje dhe Hercegovinë Kristian Shmit, ambasadori i SHBA-së në Serbi Kristofer Hill, shefat e diplomacisë së Kroacisë dhe Hungarisë, Gordan Gërliq Radman dhe Peter Sijarto dhe shahisti i famshëm Gari Kasparov, bashkëthemelues i Forumit Rusia e Lirë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR